


Anëtarësimi
Kërkohet që të mos jeni të regjistruar në ndonjë bashkësi tjetër fetare.
Kushdo që jeton në Norvegji dhe nuk është i lidhur me ndonjë bashkësi tjetër fetare, mund të anëtarësohet në QSHFKN.
Fëmijët nën moshën 15 vjeç duhet të kenë leje nga prindërit/kujdestarët për regjistrim.
Të gjithë myslimanët (fëmijët dhe të rriturit) që jetojnë në Norvegji mund të bëhen anëtarë të QSHFKN-së.
Anëtarësimi në QSHFKN është falas! Na mbështetni dhe bëhuni anëtar i Qendrës Shqiptare Fetare dhe Kulturore në Norvegji – QSHFKN.
PS! Është shumë e rëndësishme që të na njoftoni për ndryshimet që kanë të bëjnë me qëndrimin tuaj, p.sh. adresa, ndryshimi i emrit ose mbiemrit, në mënyrë që të mund të përditësojmë informacionin tuaj në sistemet tona.
Anëtarësimi në QSHFKN realizohet me prezencën tuaj në zyren e xhamisë, ose duke dërguar formularin tek:
Albansk Trossamfunn og Kultursenter i Norge,Tvetenveien 152, 0671 Oslo
Ju lutemi, për çdo fëmijë nën moshën 15 vjeç, është e domosdoshme që të dy prindërit të nënshkruajnë në fund të formularit të anëtarësimit.
Anëtarësimi në QSHFKN realizohet me prezencën tuaj në zyren e xhamisë, ose duke dërguar formularin tek:
Albansk Trossamfunn og Kultursenter i Norge,Tvetenveien 152, 0671 Oslo
Ç’regjistrimi
Ç’regjistrimi në një bashkësi fetare duhet të bëhet me shkrim ose me prezencën tuaj në zyrën e bashkësisë.
Mënyra si te ç’regjistrohesh prej një bashkësie fetare:
- Shkarkoni formularin e ç’regjistrimit
- Plotësoni formularin, nënshkruani dhe dërgoni tek bashkësia fetare, nga e cila dëshironi të ç’regjistroheni.
- Kontaktoni bashkësinë dhe konfirmoni se ata e kanë marrë formularin e ç’regjistrimit.