Qendra Shqiptare Fetare dhe Kulturore në Norvegji (QSHFKN) është një organizatë joqeveritare me seli në Oslo, e themeluar më 22 shtator 2009. Iniciativa erdhi nga bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë në Norvegji, me qëllim krijimin e një qendre fetare dhe kulturore për ruajtjen, promovimin dhe shpalosjen e trashëgimisë kombëtare dhe fetare.
Gjatë më shumë se një dekade të funksionimit, QSHFKN ka realizuar projekte dhe aktivitete që forcojnë identitetin kulturor dhe fetar të komunitetit.
Në vitin 2015, me ndihmën e Allahut dhe mbështetjen e QSHFKN, u hap nën-dega në Rogaland. Kryetar Hysri Bytyqi, ndërsa kryesia Mentor, Aneli, Bujar , Nezir dhe Luli.
QSHFKN ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për QFKR duke ofruar mbështetje financiare dhe ndihmë për sigurimin e nje hoxhe në xhami.
Qendra fetare kulturore ne Rogaland është per të gjith shqiptarët që jetojnë në Rogaland. Qëllimi i kësaj qendre është promovimi i vlerave kombëtare dhe fetare, ruajtja e gjuhës, kulturës dhe zakoneve shqiptare, duke siguruar kështu që traditat tona të mos humbasin.