Të nderuar, vëllezër

Shfrytëzoj rastin, përmes këtij mesazhi, me ju falenderu të gjithëve për respektin, konsideratën dhe mikpritjen!

Ditët që kaluam së bashku do të mbetën gjatë në memorien time.
Po kthehem më përshtypjet më të mira për ju.
Zoti iu nderoftë, iu dhashtë bereqet, ua shtoftë mirësinë dhe njefsha mirë për juve gjithmonë!
I vetëdijshëm për mundësinë e ndonjë lëshimi apo gabimi të paqëllimshëm, ju kërkoj mirëkuptim dhe të ma bëni hallall.
Nga ana ime, të gjithë e keni hallall.
Mirë u pafshim!
Me shumë respekt,
Imami, Abedin Haxhiaj

DHURATË NGA ZOTI
Na erdhi Ramazani
O populli im
Një muaj mëshirë
Përplotë inspirim
Dhuratë nga Zoti
Jo thjesht obligim
Zoti s’do vështirësi
Për ne do lehtësim
Për çdo mirësi
Të shprehim falenderim
Na mëson përkushtimin
Ndaj Zotit me adhurim
Devotshmëria është objektiv
Që ta kemi synim
Të kontrollojmë egon
Kemi shumë motivim
Mos të harrojmë të varfërit
Ne na jep mësim
Fjalët dhe sjelljet e pahijshme
Që kërkojnë përmirësim
Agjërimi shkolla më e mirë
Të bëjmë në jetë ndryshim
Dobi të shumta natyrisht
Ka edhe shëndeti im
Mos teproni në asgjë
Në jetë, as edhe në ushqim
Kujtoni edhe një gjë
Sa shumë ka shpërblim
«Agjërimi është për Mua»
E tha vet Zoti im
Rejan është dera e Xhenetit
Për robërit me agjërim
Shfrytëzoni çdo ditë
Se ikën me nxitim
Ngrihuni në Syfyr,
Ka bereqet, tha Pejgamberi im
Gëzohuni në iftar
Dhe kur dilni para Zotit në takim
Urime dhe gëzuar për të gjithë
Përhajr Ramazanin, o populli im
Abedin Haxhiaj
14 Maj 2018


error: Qfkr.no