Te ndëruar vellëzer,
Sot 27.12.24 për mua është dita e fundit e shërbimit në xhaminë tuaj. Për dy muaj rresht jemi munduar ta bëjmë më të mirën për ju. Nuk kemi kursyer asgjë, as nga koha, as nga dija dhe as nga mundi, për të qenë në shërbim tuajin. Kemi organizuar ligjërata dhe mësime për të gjitha shtresat dhe të dy gjinitë. Personalisht, jam i kënaqur me secilin prej jush dhe, të gjithëve, pa asnjë dallim, ju falënderoj për respektin dhe mirësjelljen që keni treguar me mua. Po kështu, për lëshimet e mia eventuale, që nuk janë bërë asnjëherë qëllimshëm, ju kërkoj falje.
Ju porosis nga zemra që të vazhdoni të merrni pjesë në xhami dhe t’i dërgoni fëmijët tuaj. Një bindje të kamotshme që e kam pas se xhamia është streha e vetme ku ruhen feja, gjuha dhe kombi, më është bërë edhe më e fortë këtu. Ejani në xhami se do ta ruani veten, do ta ruani familjen, do t’i ruani gjuhën dhe traditat. Dhuratën më të mirë që mund t’ia bëni pasardhësve tuaj është t’i sillni në xhami.
Zoti e bëftë këtë xhami vatër të dijes e edukatës!
Zoti ju shpërbleftë të gjithëve!
Me respekt,
Dr. Sedat ISLAMI